Adem Jashari “nuk vjen” në Prizren as këtë nëntor (VIDEO)

0
369

Në qytetin e Prizrenit që nga viti 2018 është një vendim i Asamblesë Komunale për ngritjen e shtatores së Adem Jasharit.

Për këtë projekt, ishin hapur procedurat e tenderimit në vitin e kaluar dhe ishte premtuar që i njëjti do të përfundojë brenda pjesës së parë të këtij viti, por që akoma nuk ka filluar, njofton Klankosova.tv.

Drejtori i Administratës, Osman Hajdari, tha se zvarritja e këtij projekti ka ndodhur për arsye të ankesave të operatorëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

E edhe Shaqir Totaj, si fitues i garës për kryetar të Komunës nga zgjedhjet lokale të 2021-tës, u zotua se do ta ketë prioritet zbatimin e këtij plani kur të marrë detyrën.

Leave a Reply