Totaj takon kryetarin e Dubrovnikut, biseduan për bashkëpunim mes dy qyteteve

0
120

Kryetari i sapo zgjedhur i Prizrenit, Shaqir Totaj ka takuar sot Kryetarin e Dubrovnikut, Mato Franković me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin kulturor e ekonomik mes dy qyteteve, Prizrenit dhe Dubrovnikut.

Shaqir Totaj ka fituar zgjedhjet e 14 Nëntorit dhe është zgjedhur kryetar i Prizrenit me votat e shumicës së qytetarëve. Ende pa u zyrtarizuar si i pari i komunës, ai tashmë ka filluar punën për implementimin e vizionit të tij për Prizrenin.

“Dubrovniku dhe Prizreni duhet të krijojnë lidhje të fuqishme ekonomike e kulturore, duke pasur parasysh ngjashmërinë e tyre, ne duhet të shfrytëzojmë potencialin e Dubrovnikut dhe të marrim ndihmë nga ta në zhvillimin e qytetit, poashtu me Kryetarin e Dubrovnikut bisedova për zhvillimin e politikave konkrete për turizëm reciprok mes dy qyteteve tona” ka shkruaj Totaj pas këtij takimi në Facebook.

Leave a Reply