Vdes njeriu që armatosi UÇK’në

0

Pas një sëmundje tw rënd ka ndërruar jetë ish luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hajrë Gashi nga fshati Rezallë i komunës së Skenderajt.

Gashi për muaj të tërë e kishte armatosur UÇK’në  duke u bërë kështu personi i parë shqiptarë që ka podhuar topin pa dridhje ose minahedhësin.

Lajmin për vdekjen e Hajrë Gashit e bëri të ditur familja e tij.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit të çmuar Hajrë Gashi , nga Rezallalla – Skenderaj. Gjatë luftës se UÇK-së, se bashku me djemt e tij u kthye nga Gjermania për t’iu bashkuar luftës. Baca Hajrë se bashku me djemt e Tij nën mbikqyrjën e komandant Bekim Berisha ABEJA, prodhuan armë dhe municion ( topin pa dridhje dhe minahedhësin ). Ngushllime Familjës Gashi dhe bashkëluftëtarëve të Tij”, ka shkruar familja e të ndjerit.