Valdrin Lluka vazhdon të sheh ëndrra, por jo edhe të realizoj: Trepça do të ringjallet dhe nuk ka alternativë tjetër

0

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka reaguar pas ndërprerjes së grevës së minatorëve të “Trepçës”.Lluka tha se “Sot u dëshmua që dialogu social është forma më e mirë e zgjidhjes së problemeve me ndërmarrjet publike”Ai shtoi se “Pas shumë takimeve me Këshillin Grevistë të Minatorëve, Sindikatën e Trepçës dhe Bordin e kësaj ndërmarrje, sot u dakorduam që të vazhdoj puna në miniera, për çka e falenderoj përzemërsisht Kryetarin e Këshillit Grevist, Ferid Neziri dhe atë të Sindikatës, Shyqyri Sadiku, së bashku me kolegët e tyre të cilët kuptuan shumë qartë situatën e rëndë aktuale në Trepçë, që ka ardhur kryesisht për shkak të menaxhimeve të dobëta ndër vite”.
I pari i Zhvillimit Ekonomik u zotua për plotësimin e disa pikave si në vijim:Trepça do të bëhet një ndër ndërmarrjet kryesore në vend dhe kjo do të shihet këtë vit.• Minatorët do të kenë benefitet që i takojnë dhe që janë kërkuar për shumë vite, të cilat do të trajtohen me ligjin për minatorët. Ndër to, pensionimin e hershëm dhe sigurimin shëndetësorë për shkak të kushteve të vështira që punojnë.• Minatorët e Artanës dhe të Kishnicës do të shohin nivelizim të pagave, me ata të Stan Tërgut, duke filluar nga ky muaj.• Do të ketë mbikqyrje më të afërt nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Bordi karshi menaxhmentit rreth menaxhimit të kësaj ndërmarrje.• Menaxhmenti do të ulë shpenzimet e panevojshme dhe do t’i reflektoj këto kursime në rritje të mirëqenies së minatorëve.• Rritja e përformancës në Trepçë do të rezultojë me rritje të pagave për minatorët.Gjithashtu sot është dërguar kërkesa edhe për auditimin e plotë të kësaj ndërmarrje për të pasur një pasqyrë të plotë për gjendjen e këtij aseti të vendit tonë.
Ne do të bëjmë përpekje që në muajin Shkurt të këtij viti, të regjistrohet Trepça si shoqëri aksionare dhe të shpallen pozitat menaxheriale kryesore, përfundoj reagimi i ministrit të Zhvillimit Ekonomik.