Bisedohet për ndërtimin e Kompleksit të dëshmorëve në Grykë të Carralevës

0

Ish pjestarët e Brigadës 60 te UÇK-së, kanë takuar sot Kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, me të cilin kanë biseduar për realizimin e projektit që do të rregulloj dhe ndërtoj kompleksin, ku pushojnë të rënët për liri, e ndër ta edhe Komandant GURI në Grykën e Carralevës.


Kryetari Muharremaj ka premtuar dhe është zotuar se tani e tutje përkujdesja për këtë pjesë i takon Komunës së Suharekës dhe se projekti në fjalë do të mbikëqyret nga ekspertë të kësaj lamie.