Yuri Matis “ndal” festën e Ballkanit, Cluj barazon në shtesë

0
824

Ballkani e ka nisur me barazim fazën e grupeve të Conference League, me sfidën e luajtur përballë CFR Cluj në “Fadil Vokrri” që u mbyll me barazimin 1-1.

Ishin rumunët ata të cilët dominuan fraksionin e parë, duke kërcënuar vazhdimisht portën e Frashërit, me këtë të fundit që ia doli ta mbante të paprekur në këtë pjesë.

Pjesa e dytë foli më shumë për kampionët në fuqi të Kosovës, të cilët gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 65’, me Thaçin që kaloi shumë bukur mbrojtjen e rumunëve.

Festa e Suharekës zgjati deri në minutën e 91’, kur Yuri Matisa shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit Frashëri dhe u dhuroi barazimin rumunëve./SS

Leave a Reply