WC prej floriri, garderoba plot me veshje të shtrenjta! Pamjet nga shtëpia luksoze e Adelina Tahirit

0
455

Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Tahiri ka ndar në profilin e saj të Instagramit pamjet nga brenda shtëpisë së saj luksoze.

Ndjekësit dhe fansat e saj ishin të interesuar për shtëpinë dhe ambientet e brendshme dhe këngëtarja pa hezitim i ka treguar disa kënde që nuk i kishte shfaqur ndonjëherë.

Adelina tregoi se shtëpinë e ka dizenjuar të gjithën vetë dhe ngjyrat qe mbizotëronin me shumë ishte e bardha dhe ari.
Ndërkohë ajo tregoi dhomën e djalit, sallonin, kuzhinën garderobën gjigante me veshje firmë, këpucë e shumëllojshmëri parfumesh deri tek tualeti i cili duket se është i gjithi me flori.

Pamje nga shtepia e Adelina Tahirit:

Këngëtarja gjithmonë ka treguar që bën një jetë luksoze me makina të shtrenjta, aksesorë të ndryshëm dhe rroba të firmave më prestigjoze botërore.

Adelina dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një djali me emrin Jon.

Leave a Reply