Von Cramon: Kosovarët janë frustruar me të drejtë për çështjen e vizave

0
301

Evrodeputetja gjermane, Viola Von Cramon, ka kërkuar nga BE-ja që të mbajë fjalën e saj për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ajo duke komentuar raportin për Kosovën në Komisionin për punë të jashtme të PE-së, ka kërkuar që të jepet drita e gjelbër për heqjen e vizave.

Cramoni, ka shtuar se njerëzit në Kosovë janë me të drejtë të frustruar për shkak të zvarritjes së këtij procesi.

“Qytetarët e Kosovës duhet të kenë qasje të njëjtë në Zonën Shengen pa viza, kjo çështje është në Këshillin e BE-së për dy vjet tani. Njerëzit në Kosovë janë të frustruar me të drejtë, prandaj kërkoj nga Këshilli i Bashkimit Evropian që të japë një sinjal, afat kohor të qartë dhe të japë dritën e gjelbër lidhur me këtë vendim sa më shpejt që është e mundur. Kjo ka të bëjë me mbajtjen e premtimit tonë në rajon”, ka thënë ajo.

Leave a Reply