Vitia: Rekomandim i IKSHPK-së është që shkollat të mbesin të mbyllura

0
811
Foto: Arkiva

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë raportimit para deputetëve në komision parlamentar, tha se rekomandim i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik është që shkollat të vazhdojnë të jenë të mbylluara edhe pas 26 shtatorit, kur përfundon afati i masave aktuale anti-COVID.Vitia tha se po shqyrtohen të gjitha mundësitë se si do të vazhdohet tutje.

Vitia ka thënë se janë duke bërë përgatitje që kur të hapet shkollat të mos ketë mbyllje më. Sa i përket gastronomisë, ka thënë se janë duke hartuar masat që në gastronomi nga 27 shtatori të aplikohen masat kufizuese që të hyhet në lokale me certifikatë të vaksinimit, me test PCR apo serologjik.

Leave a Reply