Vetëm dy skuadra kushtojnë më pak se Ballkani në Conference League

0
175

Ballkani do të luaj në fazën e grupeve të Conference League.

Kampionët e Kosovës bëjnë pjesë në grupin C së bashku me Dinamo Zagrebin, Viktoria Plzenin dhe Astanan, shkruan Indeksonline.

Sipas “Transfermarkt”, vlera monetare e skuadrës së Ballkanit është vetëm 5 milionë euro.

Vetëm Klalsvik (3 milionë) dhe Breidablik (3 milionë) kushtojnë më lirë se skuadra e trajnerit Daja.

Aston Villa (604 milionë), Fiorentina (274 milionë), Eintracht Frankfurt (253 milionë), Fenerbahce (220 milionë) dhe Lille (214 milionë) janë skuadrat më të vlefshme në këtë fazë. /IndeksOnline/

Leave a Reply