Aplikoni një sasi të vogël të mjaltit në majën e gishtërinjve dhe bëni masazh në hapësirat problematike. Lëkurës i bëni masazh në drejtimin e kundërt të akrepave të orës dhe kini kujdes që gishtërinjtë mos t’ju ndahen nga sipërfaqja e lëkurës.
Nëse ndieni pickime, kjo është normale. Pas masazhit, tepricën e fshini me peshqir të lagur ose shpëlajeni lëkurën me ujë të ngrohtë.
Është mirë që lëkurën ta shtypni dhe t’i bëni presion nga pak, në mënyrë që të përmirësohet qarkullimi i gjakut. Pas 15 minutave, metodën e përsëritni në pjesët e tjera të trupit, ku keni celulit. Masazhi mos të zgjasë më gjatë se një orë dhe praktikojeni çdo të dytën ditë. Mjalti shton qarkullimin e gjakut dhe përshpejton metabolizmin. Masazhin me mjaltë më së miri ta bëni herët në mëngjes, porsa të jeni zgjuar. Mund t’i shtoni edhe disa pika vaj livande, grejpfruti … Disa receta me mjaltë kundër celulitit: – përzieni dy lugë mjaltë me pesë pika lëng limoni dhe me nga dy pika vaj livande dhe eukalipti – përzieni dy lugë mjaltë me tri pika vaj limoni dhe vaj boronicash dhe dy pika vaj portokalli dhe livande – përzieni dy lugë mjaltë me pesë pika vaj portokalli dhe vaj limoni.















































