Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

0
33

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën një orë prapa.

Ora dimërore ndërrohet në çdo vit fundjavën e fundit të tetorit, natën midis të shtunës dhe të dielës.

Ora dimërore do të zgjasë deri në fundjavën e fundit të marsit 2027, kur akrepat e orës do të zhvendosen përsëri një orë përpara.

Komisioni Evropian propozoi heqjen e ndryshimeve sezonale të orës në vitin 2018, por nuk u arrit asnjë marrëveshje për t’i dhënë fund kësaj praktike, kështu që orët ende ndërrohen dy herë në vit.