Manchester United dhe Roma po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të mesfushorit të Borussia Dortmundit, Felix Nmecha, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas ekspertit italian të transferimeve, Gianluca Di Marzio, të dy klubet e vlerësojnë futbollistin gjerman, i cili ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2030.
“Është e vërtetë që Manchester United është i interesuar për Felix Nmechan”, deklaroi Di Marzio, duke shtuar se Roma gjithashtu e vlerëson mesfushorin dhe po kërkon përforcime për fazën sulmuese.
Megjithatë, largimi i tij në janar nuk pritet të jetë i lehtë, pasi Nmecha konsiderohet një lojtar i rëndësishëm në planet e trajnerit Niko Kovaç.
Sipas raportimeve, Borussia Dortmundi mund të kërkojë rreth 80 milionë euro për kartonin e mesfushorit gjatë verës së ardhshme, shumë që mund ta vështirësojë arritjen e një marrëveshjeje.
Nmecha iu bashkua Dortmundit në vitin 2023, pas largimit nga Wolfsburgu. Interesimi nga klubet e mëdha evropiane e bën të ardhmen e tij një nga çështjet që mund të tërheqin vëmendje gjatë merkatos së ardhshme./04 Online/















































