Gjatë orëve të para të së dielës dhe në mëngjes, në vendin tonë pritet të kalojë një sistem frontal i dobësuar, i cili do të sjellë reshje shiu në disa zona.
Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet lokalisht mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtra, ndërsa nuk përjashtohet mundësia për vetëtima dhe bubullima.
Ndërkohë, në zonat malore priten reshje bore, si pasojë e temperaturave më të ulëta në lartësi.
Kushtet e motit mund të ndryshojnë gjatë ditës, ndaj rekomandohet kujdes gjatë qarkullimit, veçanërisht në zonat ku priten reshje më të theksuara./04 Online/














































