Mesfushori i Real Madridit, Aurélien Tchouaméni, ka reaguar për herë të parë lidhur me incidentin e raportuar me Federico Valverden, duke mohuar se mes tyre kishte pasur përleshje fizike.
“Njerëzit flasin shumë, por nuk pati asnjë përleshje mes meje dhe Valverdes”, deklaroi francezi në emisionin “The Bridge”, në komente të përcjella nga gazeta “AS”.
Megjithatë, Tchouaméni pranoi se kishte ndodhur një episod i papërshtatshëm, por theksoi se mediat e kishin zmadhuar situatën për shkak të vëmendjes së madhe që rrethon Real Madridin.
“Problemi i vetëm është se po flasim për Real Madridin, ku çdo gjë, sado e thjeshtë të jetë, zmadhohet dhe shndërrohet në një çështje mediatike”, u shpreh ai.
Francezi këmbënguli se marrëdhënia e tij me Valverden është e mirë dhe se incidenti nuk ka ndikuar në bashkëpunimin mes tyre.
“Ne jemi mirë dhe nuk kemi asnjë problem mes nesh”, përfundoi Tchouaméni, duke synuar t’u japë fund spekulimeve për tensionet brenda skuadrës madrilene./04 Online/















































