Këngëtari i njohur Yll Limani po përgatitet për koncertin e tij të madh në Londër, por pak orë para ngjitjes në skenë është përballur me një situatë të papritur. Artisti ka zbuluar se i ka humbur pasaporta, pikërisht një ditë para kthimit të planifikuar në Kosovë.
Yll Limani do të mbajë sonte në Londër koncertin e titulluar “Thirrëm sot ose nesër”, një ngjarje që pritet të mbledhë shumë adhurues të muzikës së tij.
Megjithatë, përgatitjet për këtë mbrëmje janë shoqëruar me një situatë të pazakontë, të cilën këngëtari ka vendosur ta ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale.
Përmes një videoje, Ylli ka treguar se nuk po e gjen pasaportën, ndonëse të nesërmen ka të planifikuar udhëtimin e kthimit drejt Kosovës.
Artisti e ka trajtuar situatën me humor, duke bërë shaka me mënyrën se si do t’ia komunikojë lajmin menaxherit të tij, Bonartit.
“Qysh mi tregu Bonartit që m’ka hup pasaporta e nesër kena mu kthy n’Kosovë”, ka shkruar këngëtari krahas videos.
Postimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë reaguar me komente dhe mesazhe humoristike.














































