Hendersoni kritikon Liverpoolin që nuk e bleu Bellinghamin

0
156

Jordan Henderson beson se Liverpooli duhej të kishte paguar paratë për ta transferuar Jude Bellinghamin.

Ish-lojtari i Liverpoolit, zbuloi se si kishte tentuar që të bindte pronarët që të nënshkruajnë me Bellinghamin, para se Real Madridi ta prezantonte për 103 milionë euro nga Borussia Dortmundi, transmeton Klankosova.tv.

20-vjeçari ishte objektivi kryesor i të Kuqve, por u larguan nga gara për shkak të çmimit të lartë dhe në vend të tij nënshkruan me Alexis Mac Allister për 40 milionë euro dhe Dominik Szoboszlai për 65 milionë euro.

Megjithatë, Bellingham e ka nisur në mënyrë fantastike karrierën te Reali, duke shënuar pesë gola dhe duke kontribuar me një asistim në katër ndeshje.

Leave a Reply