Sulmuesi i Atletico Madridit, Julian Alvarez, u ka kërkuar falje tifozëve të klubit madrilen për deklaratat e mëparshme lidhur me dëshirën për të luajtur te Barcelona.
Pas fitores 1-0 ndaj Deportivo La Corunas, ku shënoi golin vendimtar, argjentinasi pranoi se e kupton zemërimin e mbështetësve të Atleticos.
“Dua t’u kërkoj falje tifozëve tanë për atë që thashë gjatë Kupës së Botës. Ishte një gabim, si për mënyrën se si e shpreha, ashtu edhe për momentin që zgjodha”, deklaroi Alvarez.
Sulmuesi theksoi se synon ta rikthejë besimin e tifozëve përmes punës dhe përkushtimit ndaj skuadrës.
Fitorja e fundit e çoi Atletico Madridin në kuotën e 25 pikëve, vetëm dy më pak se Barcelona, që kryeson La Ligën./04 Online/














































