Spalletti kritikon Juventusin pas barazimit, Messin e merr si shembull të një kampioni

0
38

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka shprehur pakënaqësinë pas barazimit 2-2 ndaj Rennes në Ligën e Evropës, duke kritikuar gabimet në mbrojtje dhe mungesën e konkretizimit të rasteve.

Tekniku italian përdori Lionel Messin si shembull për të shpjeguar se çfarë e dallon një futbollist të mirë nga një kampion i vërtetë.

“Pikërisht kjo e bën dallimin mes një futbollisti të mirë dhe një kampioni, i cili arrin të parashikojë gjithçka. Fillimisht kanë rëndësi sytë dhe mendja, pastaj vjen teknika”, deklaroi Spalletti.

Trajneri u ankua edhe për anulimin e golit të Jhon Lucumít, duke e konsideruar vendimin të diskutueshëm. Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si skuadra pësoi dy golat, duke theksuar se Juventusi duhet të reagojë më shpejt pas humbjes së topit.

Pavarësisht përmirësimeve në lojë, Spalletti pranoi se rezultatet mbeten shqetësimi kryesor dhe kërkoi më shumë përqendrim e vendosmëri nga futbollistët e tij./04 Online/