Rodri paralajmëron Barcelonën: Real Madridi kërkon hakmarrje në El Clasico

0
60

Mesfushori spanjoll Rodri pret një përballje të vështirë ndaj Real Madridit, në El Clasicon e së dielës, ku Barcelona synon të vazhdojë rezultatet pozitive ndaj rivalit historik.

Në një intervistë për DAZN, të transmetuar nga “Mundo Deportivo”, Rodri e cilësoi këtë sfidë si një përvojë të veçantë, duke theksuar rëndësinë e saj në futbollin botëror.

Ai paralajmëroi bashkëlojtarët se madrilenët do të hyjnë në fushë me motivim maksimal, pasi synojnë t’i japin fund rezultateve negative në përballjet e fundit.

“Presim një Real Madrid që do të japë gjithçka. Nga gjashtë apo shtatë El Clasicot e fundit, mendoj se kanë fituar vetëm një, kështu që do të kërkojnë hakmarrje”, deklaroi Rodri.

Mesfushori vlerësoi gjithashtu ndikimin e trajnerit José Mourinho, duke theksuar se Barcelona duhet të jetë e përgatitur për një kundërshtar të organizuar dhe konkurrues.

El Clasico i së dielës pritet të jetë një test i rëndësishëm për të dyja skuadrat, me Barcelonën që synon vazhdimësinë dhe Real Madridin që kërkon reagim./04 Online/