Ukimeri: PDK-ja do ta ketë prioritet kryesorë edhe shëndetësinë

0
354

PDK, pas rikthimit në pushtet pas 17 tetorit, si njërën ndër shtyllat kryesore për implementim të menjëhershëm të programinit tonë politik, si top prioritet do ta ketë Shëndetësinë, kështu ka deklaruar kandidatin i PDK-së për Asamblenë Komunale, Islam Ukimeri.

Ukimeri njëkohësisht ka thënë se PDK-ja e ka ofertën më të mirë në fushën e shëndetësisë.

Postimi i plotë:

Gjatë ditës sot, vizitova ordinancën private gjinekologjike “Dr. Pupa” me pronar Petrit Pupën.
Miku im i kahershëm Petriti, është vetëm njëri nga doktorrët, i cili ka vendosur që publikisht të votoj për Kryetar të ardhshëm z. Shaqir Totaj si dhe mua për Kuvendin Komunal të Prizrenit.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare-QKMF, në kuadër të Drejtorisë së Shëndetësisë, gjegjësisht Mjekësia Primare në Prizren, shumë pak kanë bërë për informimin e grave, rreth sëmundjeve gjinekologjike.
PDK, pas rikthimit në pushtet pas 17 tetorit, si njërën ndër shtyllat kryesore për implementim të menjëhershëm të programinit tonë politik, si top prioritet do ta ketë Shëndetësinë. Ne, kemi ofertën më të mirë, për përmirësimin e kushteve elementare në mënyrë sa më kualitative, si dhe kemi alternativën tonë, për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore, për të gjithë pacientët pa dallim.

PDK177

ShaqirTotaj

BashkëpërPrizrenin

IslamUkaj4

Leave a Reply