Tottenham e arrin fitoren e parë nën drejtimin e Contes

0
275

Tottenham e ka shënuar fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Antonio Conte.

Spurs e kanë mposhtur me rezultat të ngushtë 2-1 Leeds United, në kuadër të javës së 12-të në Premier League.

Të parët kaluan në epërsi musafirët nëpërmjet Daniel James, pak para se të përfundonte pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Tottenhami u kthye në lojë duke e përmbysur rezultatin, në minutën e 58-të, Pierre-Emile Hoejbjerg e barazoi rezultatin, teksa golin e fitores e shënoi Sergio Reguilon në minutën e 69-të.

Tottenahm Hotspur pas fitores kalon në pozitën e shtatë me 19 pikë, pas 12 ndeshjeve, teksa Leeds mbetet në vendin e 17-të me 11 pikë. /Klankosova.tv

Leave a Reply