Fenerbahce e mposht Galatasarayn (VIDEO)

0
343

Fenerbahce e ka mposhtur Galasatarayin me rezultat 2-1, në kuadër të javës së 13-të në Superligën e Turqisë.

Të parët kaluan në epërsi vendasit me Kerem Akturkoglu pas asistimit nga Olimpiu Morutan, teksa më pasë në minutën e 31-të, Mesut Ozil e barazoi rezultatin, kështu u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Fenerbache mbeti me një lojtar më pak, pasi në minutën e 83-të Marcel Tisserand u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, por pavërsisht kësaj ata shënuan edhe njëherë me Miguel Crespon në minutën e 90+4, për ta siguruar fitoren.

Fenerbahce pas kësaj fitore kalon në pozitën e pestë me 23 pikë pas 13 ndeshjeve. /Klankosova.tv

Leave a Reply