Targeti i Real Madrid, Barcelona i bashkohet garës për Mbappenë

0
253

Barcelona është bërë pjesë e garës për të nënshkruar me yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappenë, duke ia vështirësuar kështu punën klubit të Real Madrid, që përpiqet prej rreth një viti për të afruar francezin.

Sipas raportimeve të medieve franceze, klubi katalanas beson se nënshkrimi me Mbappenë mund t’ju kushtojë më lirë se marrja e Erling Haaland prej Borussia Dortmund. Kjo për shkak se norvegjezit vetëm klauzola i kushton 81 milionë euro, ndërsa francezi nga ana tjetër do të jetë lojtar i lirë në verë.

Mbappe ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen dhe me përfshirjen e Barçës në garën për të nënshkruar me të puna për Real Madridin dhe PSG-në, që dëshiron ta mbajë sulmuesin, vështirësohet edhe më shumë./SS

Leave a Reply