Ta ndërtojmë një karantinë për LDK-në!

0
981

Ministria e shëndetësisë e cila vazhdimisht është duke sugjeruar të qëndrojmë në shtëpi të mbyllur; t’i shmangemi kontakteve me të tjerët, të izolohemi e vetizolohemi, ka të drejtë dhe çdo këshillë e saj duhet të dëgjohet. Secili nga ne shpresojmë që kjo situatë të tejkalohet dhe ky virus të ikë përgjithmonë, të zhduket e të tretet ashtu si sheqeri në ujë. Por pas kësaj sakrifice të secilit prej nesh e që vlen të përgëzohemi për luftën e fituar ndaj një armiku të padukshëm, na mbetet edhe një gjë tjetër: ta fusim partinë LDK-së në karantinë.

Ta fusim në karantinë me gjithë stafin e saj. Pastaj të kujdesemi edhe për ndonjë aktivist me mendësi të vjetër i cili beson se Rugova nuk ka vdekur. Të kujdesemi edhe për ndonjë aktivist i cili kontakton ende me Rugovën përmes telefonit sa herë t’i dojë qejfi. Të kujdesemi për atë lloj aktivisti i cili ende e ka të kacavjerrur në mur kalendarin e vitit 2000 mbi atë të 2020, sepse ka humbur sensin e kohës. Të kujdesemi për atë lloj aktivisti i cili e mban foton e Rugovës në xhep, në veturë, viber, whatssup, facebook, në twiter e çdo lloj rrjeti social. Të kujdesemi edhe për atë lloj aktivisti të cilit sa herë viziton ditën varrin e Rugovës përgjatë natës i shfaqet si fantazmë e bardhë Rrahman Morina. Të kujdesemi pra për atë që shkon fshehurazi te varri i Rrahman Morinës kurse del hapur e ngrit ‘dy gishtat e famshëm demokratik’ e thërret : Lugova, Lugova!

Sepse rugovistët mund të shërohen por jo dhe rrahmanomorinistët.

Këta janë më të rrezikshëm se zombët, sepse vuajnë nga simptoma a pashërueshme e antikombëtarizmit. Listën e tyre e kemi të gatshme porse duhet të kemi kujdes sepse gjatë rrugës mund të na shfaqet edhe ndonjë aktivist me simptoma të çuditshme e të paparë deri më sot, saqë mund të tejkalojë edhe Wuhnin në Kinë.

Sidoqoftë, lista është kjo:

Isa Mustafa,rrahmanmorinist i parë  dhe pacienti zero.

Agim Veliu , rrahmanomorinist i dytë dhe i infektuari i parë  nga ‘pacientit zero’.

Astrit Haraqija është i treti në listë edhe pse dikush do të çuditej, por jo, ai është i vetmi njeri që përfaqëson dy rrymat në LDK, ai është rugovisto-rrrahmanomorinist.Ky herë i përket LDK-së herë jo. Herë përjashtohehet herë largohet. Ec e bjeri në fije këtij, porse ky është sinonimi më i mirë i Isa Mustafës i ‘pacientit zero’, prandaj meriton të futet në listën e karantinës.

Lutfi Haziri është numër katër në listë. Ai paraqitet si ‘rugovisti’ më i çmendur nga gjithë të tjerët. Ai se herë flet në televizor për Rugovën e bën artistin e të mërziturit, e bën françuzin, por pastaj fshehurazi ndoshta nga mërzia apo nga lumturia shkon e ia kris rakisë në ndonjë kafene në qoshet e Gjilanit.

Lista është e gjatë, dhe ti lexues i dashur i ke parë qindra herë por edhe në televizor e që ndoshta i njeh shumë më mirë se unë. Por  të fundit e listës janë dy emra të njohur për ju, Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku të cilët janë në rrugë të mirë drejt shërimit, por duhet të qëndrojnë edhe për pak kohë në karantinë, pastaj të lirohen. Simptomat e tyre kanë nisur të përmirësohen, siç duket nuk kanë nevojë të mbajnë respiratorë.

Po ku ta ndërojmë këtë karantinë? Do më pyeste dikush.

Sepse kjo karantinë duhet të jetë më e madhe se qendra studentore pa kushte në Prishtinë. Nuk do të doja që këta politikanë me nam të përfundojnë të karantinuar sikurse këngëtari i talentuar Robert Berisha. Nuk do të doja që pastaj të plasojnë qindra ankesa në internet e me shpresë videot e tyre të i shoh Amerika e Grenelli, i cili menjëherë do të intervenonte te Shtëpia e Bardhë e t’i lirojë nga aty, jo për ndonjë gjë, porse këta menjëherë pas lirimit do ia t’ia thurinin këngës së Shkurte Fejzës ‘Uesej Uesej we are frends sajd baj sajd, nouu Kosova is allrajt’. Pra nuk do të dojaqë të përfundojnë si Roberti, porse të dalin nga aty të shëruar e të hareshëm, të buzëqeshur e të gëzuar sikurse këngëtari tjetër i talentuar Muhamet Sejdiu. Do të doja që kjo karantinë të ketë kushte sepse aty duhet të qëndrojmë për një kohë të gjatë dhe jo të bëhen gaz i botës përmes videove në internet. Duhet të tregohemi të mëshirshëm.

Këtë karantinë do të ishte ideale ta ndërtonim në rrafshin e bukur të Istogut, afër bjeshkëve. Do të ndërohej në Istog edhe për arsye se aty origjinon kjo parti dhe se është qyteti i lindjes së Ibrahim Rugovës, apo mos t’i ketë shkuar mendja dikujt para meje që do të ishte më ideale të ndërtohej në qytetin e lindjes së Rrahman Morinës. Kjo le të mbetet ide alternative, s’mund ta kundërshtoja dot, porse mund të votohej përmes ngritjes së duarve a bërrylave apo edhe me ngritje të gishtit të mesëm. Megjithatë unë do të votoja sipas mënyrës sime dhe Istogu mbetet më i miri vend, bastioni i pathyeshëm i Hakisë, por mbi të gjitha në aty pranë asaj karantine gjendet burgu i Dubravës, i cili do  shërbente më së miri nëse në rast dikush do provonte të arratisej.

Kështu do ndërtonim një karantinë që do të njihej me emrin ‘karantina e LDK-së’ e cila do të shpallej zonë e ndaluar dhe që vizitorët nuk do të lejoheshin, përveç stafit mjekësor dhe atyre që bartin ushqim.

LDK meriton të futet në karantinë sepse në këtë situatë të vështirë ata qenë në gjendje të shkaktonin gjithë këtë krizë politike, të ndihemi të pasigurtë dhe me këtë na irrituan lukthin.  

Prandaj, ta fusim këtë parti në  ‘karantinë’ përmes votës në zgjedhjet e ardhshme. Listën e tyre  zgjedhore e njohim. Pra, ta izolojmë, ta nënshtrojmë, ta shërojmë.

Por, përsëri kam një frikë të vogël, sepse deputeti i zëshëm i llomotitjeve Driton Selmanaj do provonte të arratisej dhe se të tjerët do e bënin model.

Por ai e di se ku do të përfundonte. Ashtu siç do të përfundonte edhe partia e tij. 

Shkruan: Driton GASHI

Leave a Reply