Suharekë, sulmohet fizikisht një i mitur, pranon tretman mjekësor

0
214

Një rast i lëndimit të lehtë trupor është raportuar në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima i mitur mashkull kosovar ka pësuar lëndime dhe dyshohet se ishte sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i panjohur po ashtu i mitur.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 13:20 te Qendra zejtare në Suharekë.

Nga policia kanë bërë të ditur se viktima i mitur mashkull kosovar pas tretmanit mjekësor është liruar.

Ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin ku është njoftuar edhe prokurori.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR / Qendra zejtare, Suharekë  07.06.2022 – 13:20. Viktima i mitur mashkull kosovar ka pësuar lëndime dhe dyshohet se ishte sulmuar fizikisht nga një i dyshuari i panjohur po ashtu i mitur. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin ku është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.

Leave a Reply