Suharekë/ I pengoi zyrtarët policor që kërkuan ndalimin e muzikës, arrestohet qytetari

0
408

Pesë zyrtarë policor në Suharekë kanë hasur në rezistencë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në një kafiteri.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:45, ku zyrtarët policor kanë kërkuar që të ndalohet muzika në një kafiteri e cila punonte jashtë orarit të lejuar.

Nga policia rasti është cilësuar si pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe i njëjti ishte në ndikim të alkoolit. Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Leave a Reply