Vashat e “Junior 06” mposhtin “Kerasan Prishtina”

0
98

Qendra sportive “Sezai Surroi” në Prizren. Gjyqtarë: G.Vitaku – A.Kryeziu. Vëzhgues: A.Hoxhaj.
Junir 06: Y.Uka 18, K.Gashi 6, N.Çukiqi 2, S.Muçaj, A.Veçgishti, Z.Morina 10, M.Bilalli 9, M.Gashi, N.Sagdati, M.Rifati, V.Krasniqi 18 dhe A.Temaj. Trajner: Ramush Rushiti.
AA K.Prishtina: E.Alimi 2, E.Rexhepi 21, T.Tuhina 15, S.Smajli 3, O.Tahiri 11, A.Sadikaj dhe A.Tahiraj. Trajnere: Artin Hasani.

Kryendeshja e javës së 3-të në Stobi Flips Ligën e Kosovës për vashat U-16 midis ekipit prizrenas Junior 06 dhe AA Kerasan Prishtinës ka përfunduar me fitore të merituar të vashave prirenase me rezultat 65:59 (11:15, 21:4, 19:15, 14:27).
Ndeshja ka nisur me iniciativë të lehtë të basketbollisteve të ekipit Junior 06, të cilat të parat shënuan, por mysafiret nga Prishtina shumë shpejt konsoliduan radhët e veta dhe pasi barazuan kaluan edhe në epërsi miniamle, të cilën e rajtën deri në fund të çerekut të parë. Me shifrat 11:15 përfundoi dhjetëminutëshi i parë.
Periudha e dytë e lojës ishte e jashtëakonshme për ekipin nikoqir. Ato me lojë angazhuese dhe efikse sidomos të Yllza Ukës dhe Yllka Morina, që shënuan nga 6 përkatësisht 8 pikë, si dhe falë realizimit të treshes së Melisa Billallit e 4 pikëve të Vesa Krasniqit deklasuan ekipin udhëtues. Në këtë pjësë të lojës basketbollistet e trajnerit Ramush Rushiti shënuan 21 pikë, ndërsa me mbrojtje të ngjëshur prishtinaseve nuk u lejuan të shënojnë më shumë se 4 pikë. Me rezultat 32:19 skuadrat shkuan në pushim.
Edhe në dhjetëminutëshin e tretë basketbollistet prizrenase ishin më të mira. Yllza Uka, krahas organizmit të mirë të lojës dhe asistimeve, shënoi +8 pikë të tjera. Vesa Krasniqi kontroibuoi me 8 pikë, derisa Bilali realizoi treshen e saj të dytë. 51:34 ishe rezultati në fund të çerekut të retë.
Epërsia prej 17 pikësh, ishte kapital I majftueshëm për fitore të sigurt të basketbollisteve Junior 06, të cilat madje e shtuan atë edhe në 21. Kjo bëri që trajneri Rushiti të inkuadrojë në lojë edhe basketbollistet e reja. Këtë e shfrytëzuan lojtaret prishtinase dhe arritën që ta zbusin disavantazhin e tyre në vetëm 6 pikë.
Me rezultat 65:59 përfundoi kjo përballje, në të cilën u dalluan Yllza Uka e Vesa krasniqi me nga 18 pikë. Për këtë fitore te ekipit Junior 06 kontribuan edhe Yllka Morina me 10, Merisa Bilalli me tri treshe, Klea Gashi me dy shënime jashtë vijës 6.75 metra, si dhe Nazmije Çukiqi e Arnisa Veçgishti me nga 2 pikë. Ndërkohë, tek skuadra e AA Kerasan Prishtinës u dallua Etna Rexhepi me 21 pikë.
“Fitorja jnë ishte e padiskutushme dhe kemi mundur ta përmbyllim takimin me rezultat shumë më të thellë, mirëpo mendova që edhe në këso ndeshjesh të inkuadroj lojtaret e reja me qëllim që ta shohin atmosferën brenda parketit në ndeshje derbi…”, u shpreh pas ndeshjes trajneri Ramush Rushiti.
Për ekipin Junior 06 kjo ishte fitorja e tretë rresht dhe me 6 pikë kryeson tabelën e klasifikimit. Në javën e ardhme Junior 06 do ta presë ekipin e Trepçës./V.B.

Leave a Reply