Trajneri i portierëve të Liverpoolit: Unë e nxita Alissonin të shkonte përpara, nuk e prisja golin!

0
297

Trajneri i portierëve te Liverpooli, John Achterberg ka komentuar golin e fitores të shënuar nga Alisson në minutat e fundit të takimit ndaj West Bromit.

Takimi u mbyll me rezultatin 1:2 në të mirë të ‘The Reds’ falë golit të shënuar nga portieri Alisson në minutat shtesë të takimit, shkruan IndeksOnline

Me këtë gol ai u shpall heroi i ndeshjes për Liverpoolin, pasi bëri një punë të madhe.

Por, dikush tjetër ishte që e bindi Alissoni të shkonte të porta kundërshtar dhe të shënonte.

Trajneri i portierëve te Liverpooli, Achterberg thotë se ai i tha brazilianit të shkonte në sulm, por nuk e priste që do të shënonte.

“Mendova se ndoshta Alisson mund të ishte një shqetësim në zonën e tyre. Ndoshta prania e tij atje do t’i bënte ata të fikeshin disi. Por nuk e prisja atë”, tha ai.

Leave a Reply