Sytë te Rashica: Roma ka gati planin për transferimin e reprezentuesit të Kosovës

0
291

Milot Rashica do të ketë një verë tejet të nxin, pasi Werder Bremeni ra në Bundesliga 2.

Reprezentuesi i Kosovës po kërkon skuadër të re dhe Roma tashmë ka një interesim të madh për të.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Jose Mourinho e pëlqen lojën e Rashicës dhe dëshiron ta marrë te Giallorossët.
Lojtari 24-vjeçar natyrisht se nuk do t’i thoshte jo një oferte nga një skuadër e madhe evropiane, e që do të ketë shansin të stërvitet edhe nga një strateg i dëshmuar.
Në Angli e quajnë të kryer transferimin e Milot Rashicës te Aston Villa, mësohet edhe shuma e transferimit
Rashica tashmë ka bërë të ditur se po kërkon një aventurë të re, derisa Werder Bremeni kërkon rreth 15 milionë euro për kartonin e tij.

Në garë për ylli vushtrrias është edhe Aston Villa, mirëpo skuadra gjermane ende nuk ka pranuar ndonjë ofertë zyrtare. /Telegrafi/

Leave a Reply