Shënoi fitoren e parë të sezonit, Farke shkarkohet nga Norwichi

0
157

Norwichi ka shkarkuar trajnerin Daniel Farke, pasi ky i fundit sot arriti fitoren e parë në Premier League këtë sezon duke mposhtur Brentfordin 2:1.

Trajneri gjerman ishte pjesë e Norwichit për 4 vjet e gjysmë, ndërsa arriti të ngjitej dy herë në Premier League.

Aktualisht, Norwichi është në pozitën e fundit me pesë pikë pas 11 ndeshjeve.

Farke ishte gjithashtu një nga këmbëngulësit më të mëdhenj për transferimin e Milot Rashicës këtë verë.

Leave a Reply