Pochettino rezulton pozitiv me COVID-19

0
411

Pas trofeut të parë të fituar si trajner i PSG, për Mauricio Pochettino vjen lajmi i keq, pasi ai ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Trajneri argjentinas që udhëhoqi ekipin e tij të ri Paris Saint-Germain në fitoren 2-1 ndaj Marseille në Superkupën e Francës, ka fituar trofeun e tij të parë në karrierën e tij si trajner.

Me një deklarate zyrtare, PSG konfirmoi se Pochettino ka shkuar në vetë-izolim dhe do të ndjekë të gjitha protokollet shëndetësore të vendosura nga autoritetet franceze, transmeton Telegraf.

Do të jenë ndihmësit e tij Jesus Perez dhe Miguel D’Agostino ata që do të drejtojnë trajnimet e ekipit derisa argjentinasi të shërohet.

Pochettino do të humbasë ndeshjen kundër Angers të shtunën dhe gjithashtu mund të humbasë takimin me Montpellier më 22 janar, duke u kthyer për duelin me Lorient nëntë ditë më vonë.

Leave a Reply