Perisic po e mendon transferimin tek gjiganti anglez

0
260

Sulmuesi anësorë i Interit Ivan Perisic është duke e konsideruar një transferim të mundshëm te skuadra angleze Tottenham Hotspur, raporton “Sport 1”.

Kontrata aktuale e 32 vjeçarit me Interin përfundon në qershor të vitit 2022, dhe raportohet se bisedimet janë hapur nga krerët e kampionit italian për të rinovuar kontratën e yllit kroat.

Sidoqoftë, Tottenham së fundmi ka qenë seriozisht i lidhur me një transferim të Perisic, i cili spekulohet të jetë i hapur rreth idesë së ribashkimit me ish-trajnerin e tij te Interi Antonio Conte në Premier Ligën angleze.

Këtë sezon, Perisic në 17 paraqitje në të gjitha garat për Interin ka regjistruar tre gola dhe dy asistime mbi emrin e tij. 

Leave a Reply