Majlinda Kelmendi e pafat, ndalet në luftën e parë

0
58

Majlinda Kelmendi është ndalur në luftën e parë në garën e xhudos në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Të dielën në Nippon Budokan, Majlinda ka garuar në kategorinë deri 52 kilogramë, ku ka arritur sukseset më të mëdha që mund të arrihen.

Por nuk ishte në ditë të mirë dhe ka pësuar nga hungarezja Reka Pupp. Majlinda ka pasur telashe për ta gjetur ritmin dhe Pupp ka shfaqur më shumë në tatami. Megjithatë lufta ka shkuar në kohën shtesë “Golden Score”, ku Majlinda nisi të shfaq më shumë. Por Pupp realizoi një aksion, që pas rishikimit nga komisioni i gjyqtarëve u vlerësua “Waza-ari”. Kështu Pupp avancoi në raundin e dytë, ndërsa Majlinda mbeti e shokuar. Ajo e ka përjetuar rëndë humbjen dhe kjo është parë qartë derisa po largohej nga arena.

Mbetet të shihet nëse Majlinda do ta vazhdojë karrierën. Por të arriturat e saj mbesin të jashtëzakonshme. Ajo ka titull olimpik, dy tituj të botës, shumë të Evropës. Koleksioni i saj i medaljeve është i jashtëzakonshëm.

Në vitet e fundit e kanë frenuar lëndimet, ndërsa ajo ka sakrifikuar vazhdimisht për të mbajtur nivelin e lartë. Ka garuar me lëndim serioz të shpinës për shumë vjet.

Ndonëse e ndalur në luftën e parë, Majlinda mbetet e papërsëritshme.

Leave a Reply