“Lamtumirë heroi im!” – Sekretari i FC Lirisë me publikim emocionues pas ndarjes nga jeta të Agim Bytyqit

0
455

Agim Bytyqi është ndarë nga jeta në pasditen e 10 tetorit, ndërkohë që për ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ish-kryetarin e FC Lirisë kanë ardhur telegrame të shumta ngushëllimi, shkruan Gazetasheshi.com.

Bashkim Kajdomçaj, sekretar në Klubin Futbollistik “Liria” ka shkruar në llogarinë për ikjen e Bytyqit nga kjo botë, teksa e ka quajtur atë si një hero, i cili pati guximin dhe aftësinë t’i prijë futbollit kosovar në kohët më të vështira të okupuesit serb.

Më poshtë mund ta ndiqni edhe publikimin e plotë të Kajdomçajt:

Lamtumirë heroi im !

Akoma pa u mbushur një vit, kisha shkrepur këtë foto në stadiumin ‘Përparim Thaçi’, në Prizren, me tashmë të ndjerin Agim Bytyqi.

Ai, ka qenë në kohët më të vështira në ballë të KF Liria e më pas, kur rezistenca aktive, me pavarësimin e futbollit ishte një nga hallkat e shtetësisë së Kosovës, baca Agim u vu në ball të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ishte i pari që mori drejtimin e FFK-s nga viti 1991.

Këtë detyrë pak kush kishte guxim ta merrte.
Ai, me qëndrim heroik dhe punë të madhe duke rrezikuar dhe jetën, i priu futbollit kosovar.

Agim Bytyqi, mbetet figura më e lavdishme e futbollit kosovar.

Njeriu që dha shumë për KF Liria para e pas lufte, pos që drejtoi FFK- në.
Emri tij, padyshim se do të shkruhet me shkronja të arta, në historin e re të Kosovës.

Krenar që jetuam në kohën e tij dhe e njohëm nga afër.

Herën e fundit në stadiumin e KF Liria, ishte javë më parë kur ishin kthyer nga Gjilani bashkë me Ramadan Susurin (ish drejtor i KF Liria), ku kishin qenë për ngushëllime, me rastin e ndarjes nga jeta të Shukri Sulejmanit, poashtu një njeri që ka dhënë shumë për futbollin.

Baca Agim, dukej gjithmonë optimist, por e shtuna e këtij tetori, duket ta ketë tradhëtuar.

Lamtumirë baca Agim.

Njerëz si ti, nuk vdesin.

Leave a Reply