Lakers pa problem ndaj Houstonit, e mposhtin për herë të katërt dhe sigurojnë finalen e Konferencës

0
342

Los Angeles Lakers kanë siguruar plasmanin në finalen e Konferencës së Perëndimit.

Skuadra nga Kalifornia e ka kaluar pa shumë probleme Hoston Rockets, teksa e ka mposhtur me rezultat të thellë 119:96.

Lakers kaluan në finale pasi mposhtën me 4-1 Houstonin në pesë ndeshje, por vlen të përmendet se Raketat kishin fituar në ndeshjen e parë.

LeBron James edhe në këtë takim ishte i pandalshëm për kundërshtarët, duke shkëlqyer si në fazën ofensive ashtu edhe në mbrojtje.

LeBron James. (Photo by Michael Reaves/Getty Images)

35-vjeçari e mbylli takimin me 29 pikë, 11 kërcime e shtatë asistime në 30 minuta sa ishte në parket.

Me lojë të mirë u dallua edhe Kyle Kuzma që e përfundoi ndeshjen me 17 pikë e katër kërcime.

Tek Rockets më efikasi ishte James Harden me 30 pikë, por që i mungoi ndihma nga bashkëlojtarët e tij.

Në finalen e Konferencës së Perëndimit, Lakers do ta pres fituesin e duelit mes LA Clippers dhe Denver Nuggets. 

Leave a Reply