Kroati, Branimir Pavić, merr drejtimin e KB ”Bashkimi”

0
577

Trajneri i mirënjohur korat, Branimir Paviq, është zgjedhur trajner i skuadrës basketbollistike ” Bashkimi”. Lajmi për emërimin e trajnerit të ri është bërë publik përmes faqes zyrtare të klubit prizrenas.

“Në krye të skuadrës sonë për edicionin e ri do të jetë trajneri i mirënjohur kroat, Branimir Pavić. Pavić është një ndër trajnerët e huaj që e njeh më së miri basketbollin kosovar, pasi që më parë ka udhëhequr skuadrën e Pejës dhe së fundi ate të Vëllaznimit.”, thuhet në fund të njoftimit nga KB ” Bashkimi.

Leave a Reply