Kontrata e Arsenalit me Ozil, më e keqja në histori të Premierligës

0
546

Arsenal është mposhtur 3:0 në ndeshjen e parë të Premierligës pas rifillimit të sezonit.

‘Gunners’ u dominuan nga kampionët në fuqi të Premierligës, duke u mundur 3:0.

Në këtë ndeshje, Mikel Arteta nuk kishte ftuar mesfushorin Mesut Ozil, duke thënë se kjo është bërë për arsye taktike.

Është vendim i çuditshëm, që lojtari më i paguar i skuadrës, i cili fiton 350 mijë funte në javë, të mos ftohet në një ndeshje kaq të rëndësishme.

Por, këtë sezon nuk kanë qenë të pakta rastet kur Mesut Ozil ka mbetur jashtë skuadrës, dhe kjo ka bërë që mediet në Angli të bëjnë një përllogaritje interesante të fitimeve për ish reprezentuesin gjerman.

Mesut Ozil fiton 350 mijë funte në javë, dhe deri më tani këtë sezon ka fituar 15.75 milionë funte, përcjell lajmi.net.

Kjo ka bërë, që Ozil te Arsenal të fitojë:

15.75 milionë funte për gol

5.75 milionë funte për asist

14,986 për pasime

8,692 për minutat e luajtur

8,003 për minutë, në ndeshjet e Arsenalit ku Ozil nuk ishte përfshirë.

Leave a Reply