Juventus arrin akordin me Veronan për Kumbullën!

0
463

Lajmi i bujshëm nga Italia. Juventusi ka mposhtur konkurencën e Interit duke fituar betejën për të firmosur me talentin shqiptar të Veronas Marash Kumbulla.

Sipas gazetës italiane La Stampa, Hellas ka pranuar ofertën e bardhezinjëve për 20-vjeçarin. Për mbrojtësin e kombëtares kuqezi kampionët e Italisë do të paguajnë 32 milionë euro me një pjesë të madhe që do të jenë cash ndërsa pjesa tjetër e parave do të mbulohet nga disa lojtarë të rinj që do të kalojnë në rradhët e Veronas.

Dëshira e Marash Kumbullës ishte të transferohej te Interi skuadër për të cilën bën tifo që i vogël, por Juventusi ka lëvizur më shpejt duke arritur një akord me klubin e tij Verona. Para disa muajsh lojtari shqiptar refuzoi ofertën e Napolit ndërsa para 2 vitesh ai ka refuzuar edhe Juven që në atë periudhë e kërkonte për skuadrën e të rinjëve. Për Kumbullan përveç Interit ishin në garë edhe Lazio e Igli Tares, por edhe Borussia e Dortmundit e Manchester United, interesoheshin për kuqeziun. Marash Kumbulla ka shkëlqyer në këtë sezon me Hellas Veronën duke u kthyer në një titullar fiks te skuadra e drejtuar nga trajneri Juric, teksa është aktivizuar në 18 takime dhe ka shënuar edhe 1 gol.

Leave a Reply