Franca triumfon ndaj Gjermanisë, kampionët e botës e nisin mbarë

0
370

Kombëtarja e Francës e ka nisur mjaft mirë kampionatin evropian, Euro2020.

Franca ka fituar ndeshjen e parë ndaj Gjermanisë me rezultatin minimal, 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Autogoli i Matts Hummels ia ka siguruar tre pikët e para në këtë evropian, kombëtares së Francës.

Lojtarët e Deschamps shënuan edhe dy herë në portën e Francës, por dy herë gjyqtarët ia anuluan golat për shkak të pozicionit jashtë loje.

Mbappe dhe Benzema shënuan, por golat e tyre nuk u pranuan.

Tani, në grupin F të Euro2020, Portugalia dhe Franca kanë nga tre pikë, kurse Hungaria dhe Gjermania mbesin me 0.

Leave a Reply