Dridhet stoli i Gynesh, Turqia ëndërron një trajner kampion bote

0
322

Holanda shkërmoqi të martën në mbrëmje Kombëtaren e Turqisë në “Amsterdam Arena” me rezultatin 6-1 duke humbur vendin e parë në grup. Drejtuesit e federatës turke janë të zhgënjyer nga trajneri i tyre, Senjol Gynesh, i cili tani rrezikon edhe shkarkimin. Sipas mediave turke, ëndrra e drejtuesve të federatës është ish-trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv.

Ky i fundit është pa punë, që pas largimt nga “Pancerat” në fund të Europianit. Emri i Lëv ka kohë që qarkullon, por ajo që mund të shpejtojë bisedimet mes palëve konfirmohen nga fjalët e trajnerit turk pas humbjes në Holandë. “Lojtarët nuk kanë faj, por këtu është një klimë djallëzore dhe unë ndihem sikur do të jem viktima e vetme”, tha Gynesh.

lev

Dhe tani, me Senjol Gyneshin e dorëzuar dhe vetëm në pritje të lajmërimit për të dorëzuar stolin turk, duhet të jetë Joakim Lëv që të vlerësojë nëse me brezin aktual që të kuqtë kanë, mund të hapet një cikël serioz me Çalhanoglunë me shokë.

Leave a Reply