Chelsea në “pole” për sigurimin e shërbimeve të Agueros

0
341

Sergio Aguero është i vendosur për ta vazhduar karrierën në Premier League e në këtë kontekst Chelsea është në pozicionin kryesor për të siguruar shërbimet e argjentinasit gjatë kësaj vere. Golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester Cityt- do të largohet nga “Etihad Stadium” në fund të sezonit, duke i dhënë fund përvojës 10-vjeçare në këtë skuadër.

City njoftoi të hënën se në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë ndër vite, do t’i ndërtojë një statujë Agueros. Por largimi nga City nuk do të thotë domosdoshmërisht se po largohet nga futbollit angleze. Aguero do të ketë oferta nga e gjithë bota, përfshirë ato nga Barcelona, ​​Real Madridi dhe Paris Saint-Germain, por dëshira e tij është të qëndrojë në Premier League pasi 32-vjeçari beson se ai ka ende shumë për të dhënë në këtë kampionat.

Chelsea dëshironte të nënshkruante me Agueron në vitin 2011, kur ai ishte ende pjesë e Atleticos së Madrid. Blutë e Londrës janë ndër të vetmit që mund të paguajnë pagën prej më shumë se 13 milionë stërlinash në vit që ai përfiton te Citizens.

Aguero kurrë nuk dëshiron të prishë marrëdhëniet që ka me tifozët e City-t duke lëvizur te skuadra e të njëjtit qytet, pra te United, ndërsa Liverpooli ka prioritet blerjen e një mbrojtësi të ri qendror këtë verë. Alternativat kryesore janë Ibrahima Konate dhe Ben White, respektivisht të Brightonit dhe Leipzigut./SS

Leave a Reply