Chelsea me njoftim zyrtar për shkarkimin e Lampard, flet pronari Abramovich: Ishte vendimi më i vështirë për mua

0
511

Chelsea ka njoftuar se ka shkarkuar nga pozita e trajnerit Frank Lampardin.

Anglezi mori drejtimin e Chelseat me 4 korrik të viti 2019 dhe udhëhoqi ekipin në 84 ndeshje zyrtare.

Por rezultatet jo të mira këtë edicion kanë bërë që klubi ta shkarkojë nga pozita e trajnerit.

Për shkarkimin e trajnerit anglez ka folur edhe presidenti i klubit, Roman Abramovich.

“Ky ishte një vendim shumë i vështirë për klubin, jo sepse unë kam një marrëdhënie personale të shkëlqyeshme me Frank dhe kam respektin më të madh për të”.

“Ai është një njeri me integritet të madh dhe ka etikën më të lartë të punës, sidoqoftë në rrethanat aktuale ne besojmë se është më mirë të ndërrojmë trajnerin”, ka deklaruar Abramovich.

Tutje miliarderi rus ka falënderuar trajnerin Lampard për punën dhe përkushtimin që ka dhënë sa ka qenë trajner i Chelseat.

“Në emër të të gjithëve në klub, bordit dhe unë personalisht dua ta falënderojë Frank për punën e tij si kryetrajner dhe t’i uroja atij çdo sukses në të ardhmen”.

“Ai gjithmonë do të jetë i mirëpritur ngrohtësisht përsëri në Stamford Bridges”, ka deklaruar Ambramovich. /Telegrafi

Leave a Reply