Allegri shihet si kandidat për ta zëvendësuar Conten te Interi

0
448
Foto: Arkiva

Massimiliano Allegri po shihet si kandidat për ta zëvendësuar Antonio Conten në postin e kryetrajnerit të Interit.

Conte të shtunën mbrëma ka shprehur mllefin e tij ndaj krerëve të klubit, duke thënë se atij dhe lojtarëve nuk i është dhënë fare mbrojtje nga kritikat. Interi ka përfunduar nënkampion i Italisë, një pikë prapa Juventusit.

“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar se Conte mund të japë dorëheqje dhe në vend të tij të vijë Allegri. Allegri po kërkohet edhe nga Paris Saint-Germaini, Barcelona e Manchester Unitedi.

Leave a Reply