Shala: Do ta bëjmë revitalizimin e sistemit të ujitjes prej fshatit Korishë e deri në fshatin Nashec

0
59

Revitalizimi i sistemit të ujitjes prej fshatit Korishë e deri në fshatin Nashec është ndër punët e para që do të kryhen në mandatin katër vjeçar të qeverisjes së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kryetarit të ardhshëm të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, kështu ka deklaruar Vetim Shala, kandidat i LVV-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Sipas Shalës, revitalizimi i sistemit të ujitjes shumë qytetarë të këtyre zonave do t’i nxëit të merren me veprimtari bujqësore.

Postimi i plotë:

Revitalizimi i sistemit të ujitjes prej fshatit Korishë e deri në fshatin Nashec është ndër punët e para që do të kryhen në mandatin katër vjeçar të qeverisjes së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kryetarit të ardhshëm të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. Revitalizimi i sistemit të ujitjes shumë qytetarë të këtyre zonave do t’i nxit të merren me veprimtari bujqësore. Shumë hektarë tokë bujqësore kanë mbetur djerrinë për vite të tëra pikërisht për arsye të mungesës së funksionimit të sistemit të ujitjes. Nga pranvera e vitit të ardhshëm i gjithë sistemi i ujitjes do të fillojë të revitalizohet në të gjitha zonat bujqësore të komunës tonë, me theks të veçantë nga fshati Korishë e deri në fshatin Nashec. Kjo është jetike për të gjithë sektorin e bujqësisë. Është e domosdoshme për të gjithë bujqërit tanë.
BASHKË QEVERISIM 144✔

Leave a Reply