SHMU “Hysen Rexhepi” nga Prizreni binjakëzohet me shkollën “Sait Cordan” nga Stambolli

0
1091

SHMU “Hysen Rexhepi” nga Prizreni së bashku me shkollën “Sait Cordan” nga Stambolli i Turqisë sot kanë nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit mes dy shkollave.

Lajmin e ka dhënë drejtori, Maxhun Krasniqi, i cili ka thënë se na presin bashkëpunime të ngushta për shkëmbime përvojash të shumta në fushën e mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Postimi i plotë:

Binjakezimi i pare me emrin e ri te shkolles sone.
Me shkollen Sait Cordan nga Stambolli na presin bashkepunime te ngushta per shkembime pervojash te shumta ne fushen e mesimdhenies dhe mesimnxenies, ne ndihme te njeri-tjetrit per ate cka mund të marrim e japim nga shkollat e vendet relevante.
Me drejtorin Erdem Yavuz, nenshkruam marreveshjet, per te cilat folem per punet dhe mundesite e bashkepunimit qe na presim.
Suksese!
Drejtori i ShMU “Hysen Rexhepi”,
M.K.

Leave a Reply