Luis Enrique e ka të vështirë ta besojë eliminimin: 7 shtylla, 31 gjuajtje në portë…, e pabesueshme!

0
132

I pafat dhe i mundur në ndeshjen e parë dhe të dytë gjysmëfinale. Luis Enrique nuk mundi ta çonte PSG-në në finalen e Championsit. Trajneri spanjoll e ka të vështirë ta besojë, por gjithsesi e merr guximin për ta uruar Dortmundin.

“Është një moment shumë i trishtuar, por ishte e pabesueshme: 7 shtylla e traversa midis ndeshjes së parë dhe të dytë, 31 goditje në portë, më shumë se tre gola të pritshëm dhe nuk arritëm të shënonim një, gjë vërtet e pabesueshme, por ky është futbolli dhe duhet pranuar, edhe nëse humbet në këtë mënyrë… Urime Borussias!”

Objektivi i Champions League mbetet një ëndërr për klubin parizien:

“Ne nuk ishim inferiorë ndaj Dortmundit as në ndeshjen e parë dhe as në të dytën. Borussia tani ka të njëjtën mundësi për të ngritur trofeun si finalisti tjetër”./SS

Leave a Reply