Reagon Mbappe: PSG-ja nuk është larg për ta fituar Ligën e Kampionëve

0
145

Borussia Dortmundi u kualifikua për herë të tretë në finale të Ligës së Kampionëve në histori të klubit, duke eliminuar Paris Saint-Germainin nga kjo garë.

Pas ndeshjes ka reaguar futbollisti i PSG-së, Kylian Mbappe, i cili ka deklaruar se klubi parisien nuk është larg triumfit për këtë trofe.

“Është proces i gjatë për të fituar Ligën e Kampionëve dhe jam i sigurt se PSG nuk është larg kësaj”.

“Ne jemi të trishtuar, jemi të zhgënjyer”.

Ndryshe, Mbappe pritet të largohet gjatë kësaj vere nga Parku i Princave, teksa është raportuar se destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Real Madridi.

Në finale, Dortmundi e pret fituesin e ndeshjes tjetër, Real Madrid-Bayern Munich, sfidë që zhvillohet të mërkurën duke filluar nga ora 21:00.

Leave a Reply