Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vetura përfundon në anësoret e rrugës

0
107

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Sinjali.

Nga pamjet shihet se është një vetaksident, saktësisht në pjesën e rrugës mes Malishevës dhe daljes për Rahovec.

Vetura ka përfunduar në anësoret e rrugës dhe ka pësuar dëme të konsiderueshme material.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës që po merren me rastin.



Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.

/GazetaSinjali/

Leave a Reply