Këto janë gabimet më të zakonshme kur zgjedhni krem pudren

0
200

Shumë femra përdorin sherkun çdo ditë gjatë dimrit. Për fat të keq, në qoftë se ju nuk e zgjidhni bazën e duhur, ju mund të përfundoni me probleme të tmerrshme dermatologjike.

Ju mund të gjeni qindra lloje të pudrave në treg sot, por cila është e përkryer për ju? E gjitha varet nga lloji i lëkurës tuaj, por ne mund të ju tregojmë se çfarë lloj pudre nuk është e mirë për ju dhe lëkurën tuaj.

1. Pudra shumë e errët – Femrat shpesh zgjedhin për pudrat të cilat janë tri hije më të errëta se tonet e tuaja të lëkurës. Kjo nuk është e mirë, sepse fytyra juaj duket artificiale. Në vend që të blenu bazë shumë të errët, zgjidhni ngjyrën e duhur për ju dhe aplikoni bronzer për ti shtuar ngjyrë pamjes suaj.

2. Pudrat e lira- Nuk po them që ju duhet të shpenzoni një pasuri në pudra, por pudrat jashtëzakonisht të lirë kanë cilësi shumë të dobët që do të bëjë lëkurën tuaj të mos duket mirë. Pra, mos kurseni para, kur është fjala për të blerë pudrën!

3. Përbërja e pudrës nuk është për lëkurën tuaj- A keni një lëkurë të përzier dhe vazhdimisht vendosni pudra të ndritshme në fytyrën tuaj? A keni lëkurë të thatë dhe pudra juaj e preferuar është mat? Vendosja e gabuar e llojit të pudrës në lëkurën tuaj do ta bëjë atë të duket e shëmtuar. Nëse ju nuk e dini llojin e lëkurës tuaj, konsultohuni me një dermatolog.

4. Huazimi i pudrës nga shoqet – Shmangni përdorimin e pudrave nga shoqet tuaja, pasi ato jo vetëm që nuk përputhen me tonin e lëkurës tuaj gjithashtu transferojnë edhe bakteret në fytyrën tuaj.

Leave a Reply